Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha uron Lumir Abdixhikun pas zgjedhjes së këtij të fundit si kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Sipas Bashës, me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Lulzim Basha: Urimet më të mira për kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku.

Jam i bindur se me lidershipin e tij LDK do të ringrihet edhe më e fortë se më parë e do të vijojë me përkushtim angazhimin e saj për të ardhmen e Kosovës në rrugën e nisur nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Pres me kënaqësi të punoj me kryetarin e ri të LDK-së Lumir Abdixhiku, për të vijuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy partive, si dhe për të çuar më tej bashkëpunimin mes dy vendeve tona.

Abdixhiku. 37-vjeç, ishte nga më të votuarit e LDK-së më 14 shkurt.

Ai mori 191 vota nga 328 delegatët e mbledhur të dielën në Kuvendin e LDK-së.

Përballë tij kishte dy kandidatët e tjerë, Lutfi Haziri dhe Besian Mustafa, pasi Anton Quni e tërhoqi kandidaturën para fillimit të Kuvendit Zgjedhor.

Kujtojmë se, PD dhe LDK janë pjesë e Partive Popullore Europiane.

Ora news