Policia Bashkiake ka nisur heqjen e automjeteve të parkuara që ndodhen në zonën brenda perimetrit të sigurisë.

Bëhet me dije se ka filluar heqja e makinave me karrotrec, për ato në rrugën “Mustafa Matohiti”, një zonë brenda perimetrit të sigurisë, për shkak të mbajtjes së samitit të BE dhe Ballkanit Perëndimor.

Policia prej ditës së djeshme kishte njoftuar rrugët që do të bllokohen, po ashtu edhe për heqjen e makinave nga perimetri i sigurisë.

Sakaq, sot siguria sështë makismale. Rreth 1500 efektivë do të jenë në terren, për ruajtjen e sigurisë dhe rendit.

Veç samitit, sot PD me në krye Sali Berishën kanë njoftuar protestë, çka e bën edhe më të rëndësihme ruajtjen e sigurisë. Berisha ka thënë se protesta do të mbahet në orën 12:00 para Kryeministrisë.

Edhe pse policia nuk ka dhënë leje për protestën brenda perimetrit të sigurisë, Berisha ka deklaruar se populli opozitar do të mbushë rrugët dhe sheshet e Tiranës.