Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor ka nisur sot në Tiranë.

Kryeministri Edi Rama është duke pritur liderët europianë në tapetin e kuq të vendosur pranë ambienteve të stadiumit Air Albania, ku do të zhvillohen edhe punimet e këtij samiti.

Kryetarja e RCC, Majlinda Bregu ka qenë e para që është pritur nga Rama, më pas ka mbërritur kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovačevski, dhe Komisionari për Zgjerim i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi.