Një 17-vjeçar është gjetur i mbytur në rezervuarin e fshatit Vrap të Tiranës. Trupin e të ndjerit e ka gjetur xhaxhai i tij. Nga informacionet paraprake, Policia njofton se i riu nuk kishte shenja dhune në trup.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.