Home SPORT Një dramë e vërtetë është historia e ish-lojtarit të Milanit, Seid Visin,...

Një dramë e vërtetë është historia e ish-lojtarit të Milanit, Seid Visin, i cili ditën e djeshme u gjend i pajetë

21

Një dramë e vërtetë është historia e ish-lojtarit të Milanit, Seid Visin, i cili ditën e djeshme u gjend i pajetë. Sipas asaj që raporton “Corrriere della Sera”, ish-lojtari nga Etiopia ka bërë vetëvrasje dhe arsyet i ka treguar në një letër të dërguar miqve të tij.

“Unë nuk jam emigrant, jam përshtatur si fëmijë italian… Mbaj mend që në fillim më donin të gjithë, kudo që isha dhe kudo që shkoja. Të gjithë ishin të lumtur me mua dhe kishin respekt ndaj meje.

Tani duket se gjithçka është kthyer përmbys. Unë munda të gjeja një punë, por u detyrova të lija atë, pasi shumë njerëz, veçanërisht të moshuarit, nuk pranonin të merrnin shërbim nga unë.

Sikur të mos mjaftonte kjo, ata më thanë se unë isha shkaktari që disa të rinj italianë ishin ende pa punë.

Pas kësaj diçka ka ndryshuar te unë. Kisha frikë mos gaboja sepse isha emigrant.

Duhet t’i tregoja njerëzve se edhe unë jam si ata të bardhët. Bëja shaka me njerëzit e zinj dhe emigrantët. Shikoja që njerëzit kishin frikë nga emigrantët”, shkruhej në letrën e Visin.