Shkodra ka përkujtuar sot demonstratën antikomuniste të 31 viteve më parë, ku mbetën të vrarë katër dëshmorët e demokracisë, Arben Broci, Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Ky 31-vjetor ka bërë bashkë edhe Partinë Demokratike në Shkodër, ku dyja palët janë parë bashkë teksa i kanë dhënë edhe dorën njëri-tjetrit.
Është parë Helidon Bushati, Emilia Koliqi, Zef Hila, Greta Bardeli dhe Ramadan Lika teksa shtrëngonin duart me kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Bardh Spahia që doli nga koalicioni i “Shtëpisë së Lirisë”, e më pas edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.
Pas një kohe të gjatë kjo është hera e parë që Partia Demokratike është bërë bashkë që pas përçarjes që është krijuar mes tyre.