Në fjalimin e tij në mëngjesin e së shtunës, Presidenti Zelensky dha një mesazh për liderët pro-rusë të instaluar në qytetet e pushtuara. “Ata nuk do të zgjasin shumë”-u shpreh ai.Duke iu referuar udhëheqjes së tyre si një “shaka 1 Prilli”, Zelensky i përshkroi këta drejtues si “Gauleiters”, epitet i përdorur për për udhëheqësit e distrikteve të nazistëve gjermanë.

“Mesazhi im për ta është i thjeshtë. Përgjegjësia për bashkëpunim është e pashmangshme.” Sot, nesër ose pasnesër është çështje kohe. Kryesorja është që drejtësia të kthehet.”

Zelensky tha se Moska kishte “kërcënuar punonjësit e ndërmarrjeve dhe autoriteteve për të bashkëpunuar me këta të ashtuquajtur të emëruar”.

Por ai paralajmëroi ukrainasit se çdo bashkëpunim me udhëheqës të tillë do të kishte pasoja. “Do të ketë probleme për bashkëpunimin me ta ose me pushtuesit drejtpërdrejt. Ky është paralajmërimi i fundit.