Një 21-vjeçar shqiptar është arrestuar në Bolzano të Italisë pasi dyshohet se ka tentuar të vrasë të dashurën e tij.

Sipas mediave italiane një sherr mes tyre ka bërë që i riu shqiptar të tentojë ta përplasë partneren e tij me makinë përballë një lokali.

Sipas policisë ai kishte ushtruar edhe dhunë në shumë raste ndaj të dashurës.Pasi ka tentuar ta shtypë, 21 vjeçari është larguar derisa është arrestuar më vonë nga policia.