24 ditë nga data e zgjedhjeve parlamentare KQZ nuk ja doli të miratojë as dje në mbrëmje vonë fletën e votimit. Organi kryesor i administrimit të zgjedhjeve duket se ka mbetur në procedura.

I vetmi rezultat në mbledhjen e djeshme që nisi me 3 ore vonesë ishte që Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi çoi në tryezën e Komisionit Rregullator vetëm një opsion flete votimi, e cila parashikon që krahas subjekteve zgjedhore të përfshiheshin edhe emrat e kandidatëve.

Por, sërish debati u përqëndrua, se cili organ është përgjegjës për shqyrtimin dhe miratimi e fletës së votimit. Ajo që ra në sy ishte mungesa e debatit të partive politike ndryshe nga një ditë më parë ndërkohë kryetarja e Komisionit Rregullator, Ilirjana Nano lajmëroi se organi që ajo drejton shpall unanimisht moskopentencën duke mos dhënë më shumë detaje.

Ky vendim erdhi pas kërkesës se përfaqësuesit ligjor të Partisë Socialiste Eridian Salianj, i cili kërkoj që Rregullatori të mos e shqyrtonte projektaktin për fletën e votimit.

Top Channel