27-vjeçari që plagosi me thikë kunatin e tij është kapur nga policia.

Autori P. A., banues në Tiranë më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij D. Z.

Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur më datë 18.02.2021. Plagosi me thikë kunatin e tij pas një konflikti të çastit, kapet dhe ndalohet 27-vjeçari. Si rezultat i një punë të mirorganizuar dhe të pandërprerë për dokumentimin e ngjarjes së datës 18.02.2021 dhe kapjen e autorit, nga Komisariati i Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr.3, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje, shtetasi: P. A., 27 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.02.2021, në Laprakë, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta ka plagosur me thikë kunatin e tij shtetasin D. Z. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Previous articleAdoleshentja parashikon vdekjen në rrjetet sociale, disa orë para ‘vrasjes brutale nga bandat’
Next article300 vaksina për Elbasanin/ Po vaksinohen mjekët! Nis shpejt edhe vaksinimi i të moshuarve