Britney Spears njoftoi se është shtatzënë. Ylli 40-vjeçar i popit shkroi në postimin e saj në Instagram se menjëherë pas një udhëtimi në Maui me të fejuarin e saj, Sam Asghari, ajo filloi të shtonte peshë. “Kështu që bëra një test shtatzënie … dhe uhhhhh mirë … po bëj një fëmijë”, shkroi ajo.

Lajmi për shtatzëninë e yllit të popit vjen disa muaj pasi një gjyqtar i dha fund kujdestarisë 13-vjeçare të babait të saj, pas një beteje të gjatë ligjore. Ajo marrëveshje nënkuptonte se Spears kishte kontroll shumë të kufizuar mbi jetën e saj dhe vendimet që mund të merrte, duke përfshirë karrierën, financat dhe shëndetin e saj. Këngëtarja u vendos nën kujdestarinë e saj në vitin 2008, pasi vuante nga probleme të shëndetit mendor.