Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që të shpall tre ditë zie për shkak të aksidentit të autobusit në Bullgari ku humbën jetën 45 persona.

Flamujt shtetërorë para Qeverisë tashmë janë ulur në gjysmështizë.

Nga aksidenti tragjik, ku flakët përfshinë autobusin ku udhëtonin kryesisht shqiptarë mbijetuan vetëm 7 persona, të cilët po marrin trajtim në Bullgari.

Vetë kryeministri Zoran Zaev udhëtoi në drejtim të Bullgarisë për të ndjekur këtë tragjedi me pasoja të rënda.