Në aksidentin e rëndë që ndodhi mëngjesin e ditës së sotme në Bullgari, në mesin e viktimave ka qenë edhe studentja e Universitetit të Tetovës, Albina Beluli.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, profesoresha e saj, Arta Bilalli Zendeli është shprehur mjaft e prekur për këtë humbje të madhe duke u përcjellë familjes së të ndjerës ngushëllime.

“Fakultetit Juridik të Universitetit të Tetovës dhe mbarë shoqërisë shqiptare, sot ju shua një yll. Një yll që mbante emrin Albina Beluli. Një studente që me modestinë dhe edukatën e saj ishte inspirim edhe për ne profesorët e saj!Albinë, çka t’ju them kolegeve e kolegëve të tu që parreshtur më thirrin?!

Më thirrin sepse e dinë se të doja shumë Ty. Si t’i ngushëlloj unë ata, kur nuk po mundem ta ngushëlloj as veten time? Albinë, kishe shumë ëndërra! Aq shumë punoje e mësoje! Pusho në paqe studentja ime engjullore”, ka shkruar Arta Bilalli Zendeli.