450 MLN € do të kushtojë koncesioni Thumanë-Kashar që i është dhënë oligarkut Bashkim Ulaj nga qeveria. Përpos parave që do të dalin nga xhepat tanë, këtij segmenti rrugor do t’i vihet trau nga qeveria në bashkëpunim me oligarkun.

2.5€ do të jetë tarifa për secilin mjet me 4-vende që do të zgjedhë të kalojë nga kjo rrugë. Pra logjika është e thjeshtë, me taksat tona ndërtojnë rrugën dhe më pas na vjelin sërish për të shkelur në rrugën që populli ka paguar nga xhepat të ndërtohet.

Në lidhje me këtë temë, ka folur në Kuvend ministrja e MIE Belinda Balluku e cila është shprehur se çdo autostradë në botë është me pagesë dhe se është standard i njëjtë me rrugët e BE.

“Taksimi në rrugë nuk është një gjë e re, ajo do të funksionojë njëlloj si në çdo vend tjetër të BE-së. Në të gjithë botën autostradat janë me pagesë. Ajo do të përdoret nga ana e drejtuesve të automjeteve, që duan të përdorin autostradat për shpejtësinë.”-deklaroi Balluku ndër të tjera.