500 raste konfirmohen në Elbasan

Cdo vit në Elbasan diagnostikohen të paktën 500 persona të prekur nga diabeti. Përballë shifrave të larta të kësaj sëmundjeje mjeku endokrinolog Shefqet Deliallisi ka bindjen se prekshmëria është edhe më e lartë, vetëm se diagnostikohet shumë vonë.

 Z. Deliallisi pohon se përpos efekteve negative, covid 19-të ka ndikuar në zbulimin e diabetit tek qytetarët. Aktualisht në qark thotë ai rezultojnë mbi 5 mijë persona të prekur nga diabeti.

 Krahasur me vitet 90-të rastet e prekjes nga diabeti janë 10-të fishuar. Mjeku endokrinolog rendit disa nga arsyet se përse diabeti ka marrë hov vitet e fundit.

Fatmirësisht fëmiëjt dhe të rinjtë janë më të mbrojtur nga diabeti, por mjeku thotë se dhjamosja te fëmijët rrit premisat që ata në të ardhmen do të preken nga diabeti.

14 Nëntori njihet ndryshe si dita botërore e diabetit.Kjo epidemi globale parashikohet të bёhet shkaku i 7-të i vdekjeve në botë deri në vitin 2030. Ndaj mjekët bëjnë apel të ndryshohet në mënyrë urgjente menyra e jetesës dhe ti mëshohet ushqimit të shëndetshëm.