Enkeleda Kapedani,u bë e famshme për videot në Tik Tok

Gjyqtarja e pezulluar e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani, e cila u bë e famshme për videot në Tik Tok ku ekspozonte veshjet e shtrenjta dhe dëgjonte këngë me mafia ka dalë sot para vettingut.

Kapedani ka preferuar të mbrohet vetë dhe nuk ka marrë avokat në seancë.

Relatorja  Brunilda Bekteshi tha se subjekti është hetuar në tre kriteret.

“ILDPK ka deklaruar se nuk ka burime te ligjshme për të justifikuar pasurinë, nuk ka bërë deklarim të saktë. Subjekti ka një apartament banimi në vlerën 50 mijë euro në Tiranë. Është një pasuri e krijuar para detyrës së saj si magjistrate. Subjekti është pronare e vetme e apartamentit. Subjekti ka shpjeguar se babai i  saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit”.

Sa i përket pasurisë, gjyqtarja Enkeleda Kapedani të ardhurat i ka nga paga si gjyqtare dhe nga mësimdhënia në privat e më pas në Universitetin Shtetëror të Elbasanit. Gjithashtu, në pasurinë e saj përfshihen dhe ato të bashkëshortit si dhe disa dhurime nga i vëllai në Skoci, në shuma jo të vogla.

Kryetarja e Gjykatës së Elbasanit pret që të futet në vetting, ndërsa prej një viti KPK ka nisur procesin e hetimit ndaj saj. Nuk dihet sa çfarë vendimi do të marrë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK-shkalla e parë e vettingut) për këtë magjistrate që ka kaq shumë “njolla” në karrierën profesionale.

Nga analiza e pasurisë, del se gjyqtarja Enkeleda Kapedani ka pasur më shumë pasuri kur ka nisur punë në sistemin e drejtësisë, ndërsa me rritjen në karrierë dhe emërimin e saj si Kryetare e Gjykatës të ardhurat i janë “zvogëluar”.