Teksa jemi 53 orë nga tërmeti shkatërrues që goditi Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore, lajmet për mrekulli të ndodhura gjatë shpëtimit vazhdojnë.

Një foshnjë 6 muajshe dhe nëna e tij u shpëtuan nga rrënojat në qytetin e Kahramanmaras.

Kujtojmë që numri i viktimave në dy shtetet, po shkon në 10,000, ndërsa ky numër pritet që të rritet në vijim.

Më shumë se 20 mijë banesa janë kthyer në rrënoja, ndërsa rreth 80,000 njerëz po punojnë për shpëtimin e të prekurve.r.t/abcnews.al