Home AKTUALITET 6 ditë i bllokuar në galeri, gjendet trupi i pajetë i minatorit

6 ditë i bllokuar në galeri, gjendet trupi i pajetë i minatorit

19

Është gjetur në orët e para të mëngjesit trupi i pajetë i minatorit Muharrem Plaku, i cili mbeti i bllokuar në galerinë e minierës 6 ditë më parë.

61-vjeçari Muharrem Plaku, dyshohet se u zu poshtë nga një masiv dheu ndërsa punonte në një nga galeritë e zonës D të minierës së Bulqizës.

Trupi i pajetë i minatorit është transportuar në morgun e spitalit të Bulqizës.

Kërkimet për gjetjen e minatorit u vështirësuan pasi në galeri, herë pas herë raportoheshin rrëshqitje dherash.

61-vjeçari, me profesion teknik mësohet se paraditen e së mërkurës ka qenë duke hapur frontin e ri të punës për minatorët që do të nxirrnin më pas mineralin e kromit, por dyshohet se në thellësi ka pësuar shembje pingule masivi shkëmbor.