Qeveria e re e sapomandatuar, “Rama 3”, ka miratuar projektligjin për statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Duke u bazuar në këtë status, do të merren në mbrojtje nga shteti, fëmijët të cilët kanë humbur njërin ose të dy prindërit në kushtet e papërcaktuara në rastin e vdekjes si “Dëshmor i Atdheut”.

Sipas projektligjit, këta fëmijë do të përfitojnë një trajtim financiar mujor që përllogaritet në bazë të pagës mujore më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën. Statusi “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” përfitohet deri në moshën 18 vjeç dhe i siguron personit një trajtim të veçantë material e moral, deri në moshën 25 vjeç, nëse ndjek arsimin e lartë.

Përkatësisht ky përfitim do të jetë në masën: – 100 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, – 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, – 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, – 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”, – 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Në këtë rast trajtimi financiar mujor për të gjithë fëmijët përfitues të mos tejkalojë shumën 150 % të pagës më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.

Konkretisht ky përfitim do të jetë në masën:

– 100 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka vetëm një fëmijë që gëzon statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

– 70 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka dy fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

– 50 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka tre fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

– 40 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”,

– 30 për qind për çdo fëmijë, kur në ngarkim të personit, që ka humbur jetën, ka më shumë se katër fëmijë që gëzojnë statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”.

Në këtë rast trajtimi financiar mujor për të gjithë fëmijët përfitues të mos tejkalojë shumën 150 % të pagës më të lartë të prindit apo kujdestarit ligjor që ka humbur jetën.

Gëzojnë të drejtën për marrjen e statusit “Fëmijë në përkujdesje të Republikës” kategoritë e mëposhtme të personave që nuk kanë mbushur ende moshën 18 vjeç:

a) Fëmijët apo personat nën kujdestari të një personi të shpallur apo të njohur me statusin “Dëshmor i Atdheut”;

b) Fëmijët apo personat nën kujdestari të shtetasve shqiptarë, të cilët kanë humbur jetën, qoftë edhe për shkak të plagëve të marra, në përpjekje për të ndihmuar popullsinë, për mbrojtjen e pronës publike ose për shpëtimin e mbrojtjen e jetës së individit, si rezultat i një akti vetëmohimi apo patriotizmi;

c) Fëmijët apo personat nën kujdestari të shtetasve shqiptarë që kanë humbur jetën, qoftë edhe për shkak të plagëve apo të sëmundjeve të marra, si pasojë e kryerjes me përgjegjshmëri të funksionit apo detyrës publike në kushte apo situata që lidhen me ngjarje të jashtëzakonshme apo të fatkeqësive natyrore, sipas përcaktimeve të legjislacionit në fuqi.

Në rastin e përfitimit të trajtimit financiar sipas parashikimeve të ligjeve të tjera, ka të drejtë të zgjedhë trajtimin financiar më të favorshëm. Pagesa e trajtimit financiar sipas kësaj pike do të kryhet nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore.

b) Përfiton shërbim falas shëndetësor e spitalor në institucionet shëndetësore publike apo kur është e nevojshme edhe private sipas përcaktimeve me vendim të Këshillit të Ministrave;

c) Në sistemin arsimor parauniversitar përfiton trajtim financiar sipas kuadrit ligjor për përfitimin e bursave e të pagesave për nxënësit e arsimit parauniversitar në institucionet arsimore parauniversitare publike dhe tekste shkollore falas;

ç) Përfiton bursë të plotë nga fondi i mbështetjes studentore dhe përjashtohet nga tarifa vjetore e shkollimit sipas kuadrit ligjor në fuqi, kur fiton të drejtën e ndjekjes së një programi studimi në arsimin e lartë në institucionet publike të arsimit të lartë;

d) Përfiton orientim profesional falas sipas kërkesës në fund të çdo cikli arsimor;

dh) Përfiton mbështetje për një trajtim preferencial për punësim në administratën publike dhe/ose biznesin privat, në përfundim të studimeve të arsimit të lartë, sipas kushteve të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.