Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Divjakë. 

Një 68 vjeçar me iniciale M.N., dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Goriçaj.

Divjakë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:55, në fshatin Goriçaj, Divjakë, shtetasi M. N., 68 vjeç, dyshohet se duke djegur barërat në tokën e tij, për shkak të përhapjes së flakëve është djegur vetë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.