Sot bëhen 73 vjet nga themelimi i NATO-s, aleancës më të madhe politiko-ushtarake të të gjitha kohërave.

Në një reagim në rrjete sociale, Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka, shkruan se “sot njësoj si 73 vjet më parë, është sërish NATO që garanton sigurinë kolektive të hapësirës Euro-Atlantike dhe të botës demokratike”.

“NATO është sot më relevante se kurrë, anëtarët e saj më të bashkuar se kurrë përballë sfidave e kërcënimeve të sigurisë, si ato që vijnë nga agresioni i paligjshëm rus në Ukrainë”, shprehet Ministrja.