Një automjet është përfshirë nga zjarri mëngjesin e kësaj të hëne në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë.

Në videon e siguruar nga Opinion.al shihet se automjeti është i përfshirë totalisht nga zjarri, ndërsa forcat zjarrfikëse ende nuk kanë mbërritur.

Deri më tani nuk është e qartë nëse ka patur persona të lënduar dhe nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo është shkaktuar nga një defekt teknik i automjetit.