Pyetje: ‘Ankesat’ e PD-së te ndërkombëtarët?

Berisha: Edhe ne kemi informuar dhe do të informojmë. Kur të shohin gjithë këtë badërti që u bë… Kontaktet janë konstante me ndërkombëtaret. Kontakte zyrtare. Ne jemi institucion, Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit, që komunikon në mënyrë konstante me vendet mike. Nuk kemi në këtë rast qëllim mbështetjen por informimin. Nuk është në tagrin e një misioni demokratik të mbështesë një protestë. Pavarësisht që këtu ndodhin ccudira. Mbështetja që i jep Lulzim Bashës, është goditje ndaj pluralizmit politik shqiptar. Po e mbyll në mënyrën më të turpshme i rrethuar nga banda dhe banditë në mes të Tiranës. Kjo është vepër e Edi Ramës dhe mbahet në pushtet me policinë e Edi Ramës. Ata që përkrahin Lulzim Bashën duhet të mendohen 3 herë, sepse jo vetëm përkrahin një ‘fake’ pluralizëm, por japin një goditje të madhe gjeneratave që duhet të vijnë si zëvendesuese në politikën shqiptare. Ai vepron në standardet që nuk ka vepruar kurrë një politikan në 30 vite. Dyert do hapen, këto janë deklaratat e Berishës. Nuk mori gërvishtje asnjë që ishte në Seli nga protestuesit.

Berisha njësoj si Edi Rama në vitin 2011?

Berisha: Cili u plagos? Kush u lëndue? Nuk është e vërtetë fare. Unë qëndrova aty në krye gjithë kohës. Nuk doja që asnjë njeri të mos lëndohej. Kjo lëvizje paqësore ccau blindet. I dha Edi Ramës goditjen më të thellë në 8 vite. Nuk kishim informacion për ata që kishte lënë grupi i Lulzim Bashës për të helmuar protestuesit. Synimi ishte largimi për leckash i grupit kriminal nga selia e PD-së dhe largimi i butë i Lulzim Bashës nga zyra.