Ndërsa në Kuvend është duke u zhvilluar seanca plenare për miratimin e buxhetit 2023, pedagogët kanë dalë këtë të enjte para Kuvendit për të protestuar për rritje pagash.
Ata deklarojnë se kanë kërkuar të jenë pjesë e diskutimit në komision për buxhetin, kërkesë e cila sipas tyre është refuzuar.
Në fillim të nëntorit pedagogët u tërhoqën nga greva e urisë që kishin paralajmëruar më parë, ndërsa kanë thënë se do të protestojnë në forma të ndryshme./abcnews.al.