Një numër i konsiderueshëm njerëzish dyshohet se kanë humbur jetën, pas rrëshqitjeve të dheut si pasojë e shirave të dendur në ishullin Ischia, afër Napolit
Një përrua në formë balte mori para çdo gjë që gjeti rrugës, duke përfshirë pemë, ndërtesa e makina, derisa arriti në bregun e detit.
Një grua 25-vjeçare dhe një familje, përfshirë një foshnjë të porsalindur raportohet se janë në mesin e të zhdukurve.
Kryetari i bashkisë së Lacco Ameno, një nga qytetet e ishullit, tha se dhjetëra familje ishin ende të prera dhe se një numër ndërtesash ishin shembur. Disa njerëz gjithashtu thuhet se janë bllokuar brenda një hoteli në ishull.
Shira të dendur kanë goditur Kampaninë, rajonin përreth Napolit dhe Ischia-s, dhe një paralajmërim moti për reshje shiu dhe erëra të forta është në fuqi deri të dielën.
Autoritetet lokale po u bëjnë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi për të shmangur pengimin e shërbimeve të urgjencës.
Ministri italian i infrastrukturës Matteo Salvini tha se tetë persona kishin vdekur nga rrëshqitja e dheut, duke shtuar: “Nga veriu në jug, ky vend duhet të mbrohet sepse është vendi më i bukur në botë”.
Por ministri i brendshëm tha më vonë se asnjë vdekje nuk ishte konfirmuar ende.
Ashtu si Capri aty pranë, Ischia, në Detin Tirren, është një destinacion pushimesh për turistët dhe italianët.
Top Channel