Vitali Kliçko, kryetari i Bashkisë së Kievit, ka thënë se nuk ishte e zgjuar nga ana e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski ta akuzonte atë për dështimin në dhënien e ndihmës ndaj banorëve të kryeqytetit.
Tensionet e vjetra mes dyshes u rindezën kohët e fundit, kur Zelenski tha se, Kliçko nuk po bënte mjaftueshëm për të rifilluar furnizimin me energji dhe ujë në qytet, pasi një breshëri bombash ruse shënjestroi objektet energjitike dhe e zhyti kombin në errësirë.
Ne kemi shumë probleme me infrastrukturën tonë. Nuk ishte e zgjuar të përpiqeshe të gjeje dikë fajtor brenda Ukrainës”, tha Kliçko për televizionin Al Jazeera.
“Ne duhet të mbrojmë për vendin.Rusët do të jenë shumë të lumtur nëse fillojmë të luftojmë brenda vendit. Ne duhet të rregullojmë problemet që kemi tani për të ofruar shërbime për qytetarët tanë”, shtoi ai