Një ngjarje e rëndë është shënuar pak më parë në ambasadën e Ukrainës në Spanjë. Sipas mediave vendase, një shpërthim i fuqishëm, i dyshuar me eksploziv, është regjistuar rreth mesditës ku një punonjës i ambasadës ka mbetur i plagosur.
Fatmirësishtmjekët konfirmojnë se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Punonjësi i ambasadës ka hapur një zarf dhe në këtë moment ka ndodhur shpërthimi.
Autoritetet spanjolle nuk e kanë konfirmuar ende nëse brenda zarfit fshihej eksploziv, por megjithatë po hetojnë për zbardhjen e ngjarjes.