Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar dhënien e mandatit të dy deputetëve të Partisë Demokratike.
Bëhetfjalë për Petrit Dodën dhe Oriela Nebijaj. Këtyre të fundit iu lindi e drejta për të marrë mandatin e deputetit pas largimeve të Alfred Rushajt dhe Grida Dumës.
Alfred Rushaj ka mbajtur postin e kreut të grupit parlamentar të PD në kohën kur kjo parti drejtohej nga Lulzim Basha.