Partia Agrare Ambientaliste e drejtuar nga Agron Duka, është duke zhvilluar këtë të enjte një mbledhje Kryesie, e cila ka nisur prej pasdites dhe është duke vazhduar dhe aktualisht. Duka vetë ka shkruar se pritet që sot të merren vendime të rëndësishme për lokalet e 14 majit.

“Po ndodh tani. Kryesia e Partia Agrare Ambientaliste përballë vendimeve të rëndësishme mbi bashkërendimin politik opozitar për zgjedhjet lokale të 2023”, shkruan kryetari i PAA-së, teksa ndan disa foto nga mbledhja.

Newsbomb.al kjo forcë politike po diskuton në lidhje me zgjedhjen e emrave të këshilltarëve bashkiakë që do të garojnë në 61 bashkitë e vendit. Burime të sigurta bëjnë me dije se PAA do të dalë e vetme në zgjedhjet lokale, pa kandidatë për kryebashkiak, por për anëtarë të Këshillit.

Agron Duka, kreu i PAA – Nga mbledhja e Kryesise

Megjithatë, siç saktësuam më sipër, mbledhja është duke vijuar dhe priten dhe vendime të tjera. Të njëjtat burime, thanë se në Qarkun e Durrësit ambientalistët do të mbështesin publikisht Igli Carën, një ndër kandidatët e PD që ka shpallur kandidaturën në këto primare.

Neësbomb.al mëson se partia e drejtuar nga Agron Duka ka refuzuar të marrë pjesë në protestën e 6 dhjetorit të thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha. Lidershipi i PAA-së, ka thënë se ata nuk mund të dalin në shesh, në të njëjtën ditë kur aty do të jenë të paktën 45 krerët më të lartë të Europës.

Po ashtu, edhe pse nuk do të jetë në protestën e së martës me Partinë Demokratike dhe Partinë e Lirisë, Partia Agrare Ambientaliste ka kritikuar dhe qëndrimin e mbajtur nga kryeministri Edi Rama, i cili nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të opozitës në këtë samit të rëndësishëm.