Kryeministri Edi Rama nuk ka folur gjatë për akuzat ndaj kreu të grupit socialist, Taulant Balla, i cili thuhet se ka qenë nën përgjim për çështje që lidhen me krimin në Elbasan.

Rama tha se duhen fakte për të akuzuar dikë, ndërsa theksoi se ai i beson të vërtetes.

“Si mund të ketë një të vërtetë tjetër përveç asaj që bazohet në fakte. Unë i besoj fakteve dhe nuk merrem me llafe. I ruhem shumë gjysmë të vërtetave se ato janë gënjeshtrat më të mëdha. Është detyra e akuzuesve që të sjellin fakte për ata që akuzojnë. Unë besoj që ka shumë gjuhë sot në Shqipëri që punojnë për gënjeshtrën. Unë modestisht i jam vënë në dispozicion së vërtetës. S’ka të vërtetë absolute, por asaj që unë besoj se është e bazuar në fakte”, tha Rama.