Diktatori i Koresë së Veriut Kim Jong-un, ka lëshuar një urdhër për të gjithë prindërit që tu vendosin fëmijëve emrat “patriotikë” të tipit Chong Il (armë), Chung Sim (besnikëri) Pok Il (bombë) dhe Ui Song (satelit).
Sipas tij, emrat modern të fëmijëve nuk duhet të përdoren më. Emrat me mbaresa “të buta” si A Ri (i dashur) So Ra (lëvore e kërpudhave) dhe Su Mi (super bukuri), janë të njohura në Korenë e Jugut, por Kim ka kërkuar t’i jepet fund trendit në Mbretërinë Hermite.
Emrat e stilit të Koresë së Jugut janë një shenjë se Seuli është thjesht “një kopje e kulturës dekadente perëndimore Yankee”, sipas Kim. Qytetarët që nuk i ndryshojnë emrat në diçka më “revolucionare” deri në fund të këtij viti mund të përballen me gjoba, ose më keq.
Një qytetar anonim i Koresë së Veriut nga provinca verilindore e Hamgyong-it të Veriut tha për Radio Free Asia: “Banorët po ankohen se autoritetet po i detyrojnë njerëzit të ndryshojnë emrat e tyre sipas standardeve të kërkuara nga shteti.”
Disa koreano-veriorë nuk janë të kënaqur me urdhrin. Disa madje kanë guxuar të pyesin nëse mund t’u vënë fëmijëve të tyre emra që “pasqyrojnë epokën aktuale të urisë dhe shtypjes”.
Të tjerë thonë se përpjekja për të diktuar se çfarë lloj emrash u vënë prindërit fëmijëve të tyre është një shenjë se “tirania” më në fund ka shkuar shumë larg: “Si mund të mos lejohen njerëzit të emërtojnë veten?” u ankua një qytetar i inatosur i Koresë së Veriut.