Drejtuesi i ri i Prokurorisë Speciale do të zgjidhet në javën e tretë të dhjetorit, më datë 16, referuar agjendës së publikuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë. Mbledhja do të mbahet në këtë institucion dhe secili nga të tre kandidatët do të ketë në dispozicion 30 minuta për intervistë.
Zgjedhja e pasurit të Arben Krajës do zhvillohet në sallën e mbledhjeve të Këshillit, në prezencë të Anëtarëve të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, si dhe të ftuar përfaqësues nga Ministria e Drejtësisë, Prokurori i Përgjithshëm, Programi OPDAT dhe Delegacioni i Komisionit Evropian.
Po ashtu, kryetari Alfred Balla ka ftuar dhe përfaqësuesit e medias audio-vizuale të jenë të pranishëm. Intervistat me kandidatët do të regjistrohen me audio dhe video dhe do të zgjasë 30 minuta për secilin kandidat, sipas rendit alfabetik, shkruan newsbomb.al.
Në të njëjtën ditë që do të zhvillohen intervistat me Adnan Xholin, Altin Dumanin dhe Ervin Kondilin, do të zhvillohet votimi dhe do të zgjidhet drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Rendi i ditës i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, për datën 16 dhjetor ora 10.00:
- Zhvillimi i intervistave me kandidatët që kanë plotësuar kushtet e kandidimit për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si më poshtë:
- Adnan Xholi
- Altin Dumani
- Edvin Kondili
- Zgjedhja e kandidatit fitues për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.