Vetëm 19 vjeç ishte vajza shqiptare që sot në Greqi u vra nga partneri i saj.
23-vjeçari Qamil Taja qëlloi me dy plumba në kokë, duke lënë të vdekur në vend të dashurën e tij 19-vjeçare Kristjana Brakaj.
Pas krimit ai ka telefonuar Policinë ku ka deklaruar krimin e rëndë. Policia ka mbërritur menjëherë në shtëpinë e çiftit dhe kanë gjetur të pajetë vajzën, ndërsa autori është dorëzuar.
Sipas informacioneve, autori ka qenë xheloz për partneren e tij 19-vjeçare dhe shumë shpesh për shkak të xhelozisë së tij kanë pasur sherre të mëdha. Kështu ka ndodhur në orët e para të së shtunës.
Dy të rinjtë, të dy me origjinë shqiptare, punonin në lokale nate. Kur të dy u kthyen në shtëpinë ku jetonin së bashku, në rrugën Vama 18 në Kaminia, debatuan sërish dhe më pas 23-vjeçari, i cili dyshohet se ishte nën efektin e drogës, mori një pistoletë që kishte blerë dhe e drejtoi në 19- vjeçaren teksa ishte ulur në divan, duke e qëlluar dy herë në kokë.