Kreu i PD Sali Berisha ka votuar në primare për bashkinë e Tiranës.
Berisha u shoqërua nga e shoqja Liri Berisha.
Gjatë fjalës së tij në një prononcim për mediet Berisha tha se dita e sotme një burim drite për demokracinë shqiptare.
Sipas tij Rama është i vemi në Evropë që ka përjashtuar votën lirë nga partia e tij.
Sali Berisha: Është një burim drite për demokracinë shqiptare kjo ditë ku dhjetëra, mijëra anëtar e simpatizantë të PD votojnë për kandidatin e parë të bashkisë së tyre. Është një zhvillim i rëndësishëm, vota e lirë ka në Shqipëri një armik të egër të saj, një armik që përpunoi e zhvilli të gjithë mekanizmat e plaçkitjes së saj, të grabitjes së saj, një armik që përzuri votën nga partia e tij dhe e riktheu PD në origjinë, parti pa votë, parti e njëshit, e mafies, eterrorizmit dhe gjithë negativitetit që mund të ketë një komunitet i cili nuk vepron si bashkësi e njerëzve të lirë.
“Rama është i vemi në Evropë që ka përjashtuar votën lirë nga partia e tij. Ky zhvillim është rreze e fuqishme shprese. Demokratët duke votuar sot të lirë, duke zgjedhur përfaqësuesit e tyre shumëfishojnë forcat, energjitë për tu përballur me regjimin e Ramës, për të përmbysur monizmin që sundon në Shqipëri e bazohet në drogën, krimin dhe vjedhjen e votës. Kjo shënon aktin më madhor në PD. Në procedurë shënon hapjen më të madhe në tërë historinë e një force politike shqiptare. Votojnë mbi 200 kandidatë.”