Holanda dhe Argjentina janë 2 skuadrat e para që kualifikohen në çerekfinale të Botërorit dhe do të përballen të premten me njëra-tjetrën.

Sot do të mësojmë çiftin e dytë. Franca dhe Anglia janë favoritë ndaj Polonisë dhe Senegalit.

Nëse arrijnë të kualifikohen atëherë të shtunën mbrëma do të shohim derbin e madh Francë-Angli. Ndeshja e parë e sotme mes Francës dhe Polonisë fillon në orën 16:00. Vendin e parë në grupin e 4-të e zuri Franca, me 2 fitore (Australi 4-1, Danimarkë 2-1) dhe një humbje (Tunizi 0-1).

Polonia përfundoi e dyta në Grupin C, pas Argjentinës, me një fitore (Arabia Saudite 2-0), një barazim (Meksikë 0-0) dhe një humbje (Argjentina 0-2). Në të kaluarën ata janë takuar 16 herë dhe Franca ka 8 fitore, krahasuar me 3 të Polonisë, ndërsa 5 nga ndeshjet e tyre kanë përfunduar në barazim.

Anglia me 2 fitore (Iran 6-2, Uells 3-0) dhe një barazim (SHBA 0-0). Senegali përfundoi i dyti në Grupin A , pas Holandës, me 2 fitore (Katar 3-1, Ekuador 2-1) dhe një humbje (Holandë 2-0). Për herë të parë ata do të përballen sot me njëri-tjetrin.

Anglia është e pamposhtur kundër skuadrave nga Afrika. Në 7 ndeshjet e saj, me Marokun, Egjiptin, Tunizinë (2 herë), Nigerinë, Algjerinë dhe Kamerunin, ka 4 fitore (një në kohën shtesë me Kamerunin) dhe 3 barazime. /G.D abcnews.al/