Hakerat e “Homeland Justice” kanë goditur sërish, duke publikuar listën e zgjedhësve në bashkitë e vendit.
Hakerat e shoqërojnë postimin e tyre me një lajm ku Rama flet për fotomontazhe dhe mos dalje të të dhënave sensitive.
“Ende besojnë politikanët tanë të korruptuar se nuk kemi marrë akses në të dhënat esenciale?!”, pyet me ironi grupi i hakerave iranianë.