Dy persona janë paraqitur mbrëmjne e sotme në spitalin e Vlorës të plagosur me thikë.
about:blank
Abc mëson se bëhet fjalë për Xhevdet Braushin, 62 vjeç dhe djalin e tij Ablion Braushi.
I ati është jashtë rrezikut për jetën ndërsa djali rreth 30 vjeç ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Dyshohet se shkak i ngjarjes është bërë një konflikt i çastit.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Çole.”
Dy personat e plagosur janë gjendur në trotuar nga kalimtarë të rastit dhe janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Vlorës./Abcnews.al/