Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar sërish në rrjetet sociale. Koçeku është ndalur tek ngjarjet në Theth, ku pati ndërhyrje nga IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje.
“I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme”, lexohet në postimin e deputetes socialiste, shkruan A2.
Postimi i Marjana Koçekut:
I kërkoj falje prej zemre Thethit.
Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme.
Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.
S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye.






