Menjëherë pasi u gjakos nga një grusht në fytyrë, Sali Berisha ka folur në podiumin e ngritur para protestuesve
Berisha tha se asgjë në botë nuk do ta mposhtë atë dhe popullin opozitar. Sipas tij PD do të triumfojë, kundër një regjimi sipas tij kriminal
“Asgjë në botë nuk na mposht neve. Poshtë Edi Rama, poshtë kriminelët. Ne do të triumfojmë. Ju që jeni sot këtu, sëbashku për të protestuar kundër regjimit të horrave kriminelëve. Deri në përjetë, popull protestues. Faleminderit shumë. “ tha Berisha.