Një konflikt fizik ka ndodhur mes disa personave në zonën e 21 Dhjetorit në Tiranë, ku njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar.
Fatmirësisht nuk ka të plagosur, ndërsa po punohet për gjetjen e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 29.03.2021, në rrugën “Naim Frashëri”, në afërsi të një lokali aty pranë, si pasojë e një konflikti të çastit midis 4 shtetasve ende të paidentifikuar, njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar. Nga verifikimet e Policisë nuk ka persona të lënduar. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, identifikimin e personave të përfshirë në konflikt dhe kapjen e personit që qëlloi me armë zjarri.
Top Channel