Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Turqi për të marrë pjesë në TRT World Forum. Në fotografitë e publikuara në Facebook shfaqet pranë presidentit Erdogan.

“Në TRT World Forum, një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë”, shkruan kryeministri krahas një postimi në Facebook.

https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fediramaal%2Fposts%2Fpfbid02SG7eVrdoPm4CecTC6ZqpE3YyGPojGQu162KygHSUKzHcdMcD6iZqSzCZBjv958tdl&show_text=true&width=500

‘TRT World Forum’ është një platformë e njohur për cilësinë e debateve mbi axhendat globale dhe rajonale, e cila mbledh çdo vit në Stamboll politikëbërës e vendimmarrës të lartë.

Kryeministri shoqërohet nga zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro.

Ditën e djeshme, Rama së bashku me dy ministret ndodheshin për një vizitë zyrtare në Azerbajaxhan ku zhvilluan takime me Presidnetin e vendit Ilham Aliyev./Abc