Një i moshuar shqiptar, i cili prej 22 vitesh jeton në Itali dha një mesazh të fortë në podiumin e protestës para Kryeministrisë.
Ai deklaroi se ndër vite ka strehuar në azil mbi 20 fëmijë të larguar drejt Italisë si shkak i keqqeverisjes, të cilët flinin rrugëve të shtetit fqinj.
I moshuari u bëri thirrje bashkëmoshatarëve të mos rrinë në kafene, por të vijnë në protestë pasi teksa ata mbledhin kanaçe në koshat e mbeturinave, pensionistët italianë bëjnë plazh në Durrës.
“Jemi çuar nga Reggio Emilia, Parma, Milano, Modena, i kemi prerë biletat me minuta për të qenë këtu.
Jemi brezi që na kanë persekutuar, 22 vjet emigrant në Itali.
Kam gjetur duke fjetur në rrugë 20-30 fëmijë, të cilët i ka përzënë ky palaço dhe i kam çuar në azil.
Turp për ata pensionistë që marrin 100 mijë lekë pension dhe rrinë në kafe, kur pensionisti italian në Durrës bën plazh, ndërsa pensionisti shqiptar mbledh kanaçe.
Të vijmë të gjithë t’i ngremë vlerat kombit”.






