Të mërkurën, Kosova nënshkroi dokumentin e aplikimit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Zyrtarizimi i nisjes së kësaj procedure u bë në një ceremoni të mbajtur në zyrën e Osmanit ku firmat në dokument i hodhën e para e shtetit, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Nukka munguar edhe një reagim nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ku përmes një video-mesazhi në rrjetet sociale është shprehur se “ka kërkuar nga Perëndimi që t’i tregojë se cilin nga pesë apo gjashtë dokumentet e rëndësishme duan të respektojnë”.