Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i ka dorëzuar Presidencës Çeke të Këshillit të Bashkimit Evropian, aplikimin e Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kurti në Pragë të Republikës së Çekisë, fillimisht zhvilloi një takim bilateral me ministrin e Punëve të Jashtme të Çekisë, Jan Lipavsky.
Pastaj, kryeministri Kurti është pritur nga ministri për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek
Ceremonia e dorëzimit do të shoqërohet me një konferencë të përbashkët të kryeministrit Kurti dhe ministrit për Çështje Evropiane të Çekisë, Mikulas Bek.
Ndryshe, të mërkurën është bërë hapi zyrtari Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkim Evropian, me nënshkrimin e aplikimit për anëtarësim të Kosovës në BE.
Krerët e shtetit e kanë konsideruar këtë si moment historik që i hap rrugë fillimit të procesit të anëtarësimit dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian.