Edmond Papa nga Fieri por banues në Sarandë, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”.
about:blank
49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Por rreth orës 17:25 ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Policia thotë se 49-vjeçari Papa u qëllua me plumba pistolete.
Burime për ABC bëjnë të ditur se ndaj 49-vjeçarit është qëlluar 9 herë me pistoletë, kamerat e sigurisë kanë kapur lëvizjet e autorit kur ka hyrë i vetëm pranë lokalit. Viktima edhe pse i gjetur në befasi nga breshëria e plumbave ka munduar të reagojë dhe ka tentuar të godasë me tavullën e duhanit autorin.
Në vendngjarje shkoi edhe shefi i Komisariatit Nr.2, Edmond Pjetri, i cili për gazetarët deklaroi se “ Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Edmond Papa, 49 vjeç, që është banor në Sarandë. Ky shtetas, si rezultat i plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë. Garantojmë se policia ka marrë të gjitha masat për hetimin e kësaj ngjarje me grup të specializuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Komisariati i Policisë Nr.2. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes”.
Sa i përket autorit nuk ka asnjë të dhënë. Uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.