Argjentina fiton Kupën e Botës
Argjentina e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme këtë finale, duke ushtruar presion që në fillim të sfidës. Argjentinasit po tregoheshin të rrezikshëm duke kërcënuar disa herë portën e Loris, por pa efikasitetin e duhur për të shënuar.
Mrekullia ndodh në minutën e 21-të, ku Di Maria fiton një penallti të shkaktuar nga Dembele dhe Leo Messi nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 23-të.
Argjentina nuk e la me kaq, pasi një aksion i ndërtuar mjeshtërisht nga Messi i cili përfundon në këmbët e Mac Allister, ku ky i fundit lë një top të bukur për Di Maria i cili në minutën e 36-të dërgon topin në rrjetë duke dyfishuar shifrat.
Franca kreu më pas dy zëvendësime, ku në minutën e 41-të Giroud dhe Dembele dalin nga fusha e lojës për t’i lënë vendin Thuram dhe Kolo Muani. Intensiteti u rrit nga ana e Francës, por skuadra e Scaloni ka menaxhuar në mënyrën më të mirë të mundshme pjesën e parë.
Pjesa e dytë ishte totalisht në favor të Francës.
Pas disa rastesh në fillim të pjesës së dytë nga ana e Argjentinës, Franca zgjohet dhe tenton të gjejë golin e shpresës.
Pas shumë përpjekjesh nga ana e Francës, në minutën e 80-të, ata fitojnë një penallti dhe Mbappe shënon golin e rezultatit 2-1.
Pa mbaruar festa e golit të parë, Mbappe “çmendet” dhe shënon një gol fantastik në minutën e 81-të duke barazuar shifrat.
Argjentina dukej e dorëzuar dhe vetëm po mbijetonte të mos pësonte një gol përmbysjeje.
Koha e rregullt është mbyllur me rezultatin 2-2.
Pjesa e parë e shtesave ishte me tepër emocione, ku madje Lautaro Martinez humbi dy raste të mira përballë Loris.
Pjesa e dytë e shtesave nisi në favor të Argjentinës, ku Lautaro godet fortë topin drejt Loris, ku pritja e portierit francez kthehet te Messi dhe ylli argjentinas dërgon rezultatin në 3-2.
Mrekullia ndodh në fund për Francën, ku në minutat e fundit të kohës së shtesave, Franca fiton një penallti dhe Mbappe shënon duke regjistruar kështu dhe tregolëshin e tij personal në këtë finale të madhe Botërore dhe barazon rezultatin në 3-3.
Në goditjen e penalltive, Argjentina ka mundur të fitojë dhe Messi ngre në qiell Kupën e Botës dhe kështu, Argjentina thur edhe yllin e tretë mbi emblemën e tyre./
118′ 3 – 3 Kylian Mbappé