Po zhvillohet Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, ku po diskutohet shqyrtimit të projektligjeve: “Për disa ndryshime në ligjin nr. 8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”.
Deputeti i PD, Ramadan Likaj gjatë fjalës tha se shoferit të tij i kishin hequr patentën për një parakalim të gabuar, teksa tha se kihste një hall dhe duke kërkuar në Komision që të qartësohen ndarjet, që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve.
Kryetari i Komisionit, Arben Pëllumbi ka reaguar duke thënë se ligji duhet të jetë i barabartë për të gjithë.
Likaj: Para 2 muajsh makina ime në Fushë u Krujë u bllokua. Policia rrugore i merr patentën. Unë flas vetë me policinë rrugore, përgjigja ishte se ne s’kemi asnjëlloj mundësie, por lidhur me drejtorin e përgjithshëm të rrugëve. Makina është e deputetit, ka të gjitha kërkesat, parakalim i gabuar ishte shkelja…I nisa të gjitha të dhënat drejtorit të rrugëve dhe dënohet shoferi im me 10 muaj. Është e turpshme kjo! Unë dhe në këtë moment besoj e shpresoj të mos jetë veprim politikë. Është absurde. Nuk duhet të keqkuptohen. Kur ti paraqet një hall apo problem familjar… Kur na ndodh ne, çfarë ndodh me qytetarët, nëse nuk saktësohen disa detaje… Duhet të qartësojmë ndarjet, mos t’i lëmë gjërat evazive, që qytetarët të mos bien pre e abuzimeve.
Arben Pëllumbi: Qëllimi i kodit është që para tij të jemi të barabartë të gjithë. Të sigurojmë jetën të parën. Parakalimin e gabuar mund ta bëjë kushdo, sjell shqetësim dhe pasoja të tjera më të rënda.