Xherdan Shaqiri dhe Granit Xhaka do të luajjë një ndeshje kualifikuese në zemër të Serbisë. Sikur të mos mjaftonin ngjarjet në stadiumin 974 ku shqiptarët u vunë në shënjestër të serbëve, UEFA ka marrë vendimin që Zvicra kundër Bjellorusisë të luajë në stadiumin e qytetit të Novi Sadit.
Bëhet fjalë për eleminatoren e parë të Euro 2024 që institucioni europian e ka zhvendosur në Serbi pasi Bjellorusia nuk mund të presë ndeshje në shtëpinë e saj për shkak të luftës që po zhvillohet në Ukrainë.
Vendim i papritur nga ana e UEFA-s që ka gjobitur federatën serbe për flamurin e Kosovës me mbishkrime nacionaliste ndërsa Serbia është nën hetim edhe për sjelljet provokuese ndaj Xhakës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve. Takimi mes Zvicrës dhe Bjellorusisë do të luhet në datën 25 mars.