Kreu i PD Sali Berisha është ndalur te buxheti i vitit 2022 ku akuzoi qeverinë se ka vjedhur  122 mld lekë.

Mëtej Berisha shtoi se qeveria ka bërë tendera sekretë dhe akuzoi se 61% e tyre u janë dhënë atyre që kanë sjellë ofertën më të lartë. Berisha nuk ndali akuzat edhe ndaj vellait te kryeministrit Edi Rama.

Ish-kryeministri u ndal edhe tek vjedhje me bitcoin, duke thënë se Amant Josifi ka bërë kërdinë në vendet e Evropës dhe tani është dërguar në Dubai nga Olsi Rama.

Berisha: Sot diskutohet këtu për buxhetin e vitit 2022. Por cfarë ishte ky buxhet sipas KLSH. Ky ishte buxheti i vjedhjes se 122 miliarde lekeve nga keta që nxijnë pranë para shpines sime. Nuk është kjo një shifer që del nga opozita por nga institucion kushtetues i këtij vendi. Keni vjedhur 122 mld leke. Keni vjedhur 30 % më shumë se të gjitha rrogat që mblidhen ne RSH. Keni vjedhur më shumë se të gjitha pensionet. Keni vjedhur sepse nga 20 tenbera sekret që janë zhvilluar ne 8 vite, keni zhvilluar 280 tendera sekrtete, keni vjedhur sepse 30 % te tenderave ia keni dhene atij që keni dashur pa garë. 61% te tenderave sipas KLSH ia keni dhene atyre që kanë sjell oferten me te larte. Ku janë këta hajdutet mbrapa nesh.

Pse nuk kanë kurajo të rrinë ketu. Kush nderton rrugen me 24 mln euro kilometri. Kush shet energji me 40 dhe e rishet me 140 euro. Shqiptarët ikin cdo dite. Rast unik ne planet nje kompani që i janë arrestuar dhjetra hajdute vazhdon te marre cdo dit 300 mije euro, cdo jave 1 mln euro vetem sepse eshte kompania e Edi Ramës dhe SKAP-i i partisë nuk guxon ta bllokoje, vjdhjen me djegesat. 2.2 mln jane vjedhur ne Bitcoin nga ortaku i Olsi Rames Amant Hosifi. Ben kerdine ne Spanje e Gjermani. Olsi Rama  e percolli ne dubai, Genti Xhixhion Olsi Rama e percolli ne Kube. E tmerrshme.

350 mln euro në një rrugë që nuk ka asnjë problem trafiku pervec rrethrrotullimit afer Kolonjës, kur rruga Lezhë Shkoder lihet në mëshirë të fatit. Habitet kjo që kryeson Ramës për vjedhjet në Shqipëri.  Buxheti i  2022 do të mbetet ne histori si buxheti i vjedhjeve më të mëdha. Nëse shqiptarët festojnë krishtlindje në këtë gjendje, sepse ju vidhni, vidhni . Nuk ngopeni. Si ka mundësi një sipërmarrje me 20 të arrestuar merr 1 mln euro në jave? Ka mundësi se është sipërmarrja e kryeministrit.