Shtatë deputetë të PD, pjesë e grupit të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj, i kanë dërguar një shkresë kryeparlamentares Lindita Nikolla dhe kërkojnë përjashtimin e kryeministrit Edi Rama, për 10 ditë nga çdo aktivitet parlamentar.
Shkresa, vjen pas debatit që pati Rama me deputetin Gazment Bardhi, ku u përdorën fyerje nga të dy.
“… të marrë masën disiplinore të përjashtimit nga pjesëmarrja nga çdo lloj aktiviteti parlamentar për 10 ditë ndaj Z. Rama, në mënyrë që sjellje të tilla të mos përsëriten më në aulën më të lartë të demokracisë në vendin tonë”, thuhet në shkresë e grupit të deputetëve të PD.
Vijon…